Boterori 2022

🔮LIVE: FrancĂ« – Poloni


Përfundon ndeshja, Franca kalon në çerekfinale.


90+9’ Penallti pĂ«r PoloninĂ«.

Robert Lewandowski gabon fillimisht nga pika e bardhë.

Penalltia përsëritet pasi Lloris doli para kohe nga porta dhe në tentimin e dytë nuk gaboi polaku.


90+1’ GOOOOL! Franca shĂ«non edhe tĂ« tretin.

Mbappe shënon përsëri një gol të mrekullueshëm.


74′ GOOOOOOL! Franca shĂ«non edhe golin e dytĂ«.

Mbappe shënon një gol tejet të bukur me një goditje shumë të fortë.

Ky ishte goli i katërt i 23-vjeçarit në Katar, derisa numëron edhe dy asistime.


71’ ZĂ«vendĂ«sim i dyfishtĂ« te polakĂ«t. Hyn nĂ« lojĂ« Nicola ZaleĂ«ski dhe Krystian Bielik.

Largohen nga loja Jakub Kaminski dhe Krystian Bielik.

Polakët hyjnë me tërë forcat për ta tentuar barazimin.


66’ ZĂ«vendĂ«simi i parĂ« te Franca. Largohet mesfushori Aurelien Tchouameni, nĂ« vend tĂ« tij hyn mbrojtĂ«si Youssouf Fofana.


64’ ZĂ«vendĂ«simi i parĂ« te Polonia. Largohet nga loja mesfushori Sebastian Szymanski. NĂ« vend tĂ« tij hyn sulmuesi i Juventusit, Arkadiusz Milik.


60’ Kalon njĂ« orĂ« lojĂ« nĂ« stadiumin “Al Thumana”. Franca Ă«shtĂ« duke udhĂ«hequr me epĂ«rsi minimale ndaj PolonisĂ«, qĂ« gjithashtu po kanĂ« edhe mĂ« shumĂ« raste pĂ«r ta thelluar epĂ«rsinĂ«.

Në anën tjetër, polakët nuk po arrijnë të bëjnë mjaftueshëm për ta barazuar rezultatin.


56’ Franca me mundĂ«si tĂ« mirĂ«. Mbappe lĂ«shon njĂ« goditje tĂ« fortĂ«, e cila devijohet nga mbrojtĂ«sit e PolonisĂ« dhe shkon afĂ«r portĂ«s pĂ«r nĂ« goditje nga kĂ«ndi.


Fillon pjesa e dytë.


Përfundon pjesa e parë.


Tani Giroud është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Francës, duke shënuar 52 gola. Ai e ka parakaluar Thierry Henry-n me 51.


44’ GOOOOL! Franca kalon nĂ« epĂ«rsi.

Olivier Giroud ka shënuar golin e epërsisë për francezët pas harkimit nga Kylian Mbappe.

GOLI I GIROUD VIDEO.


37’ Rast shumĂ« i mirĂ« pĂ«r PoloninĂ«. Tollovi nĂ« zonĂ«n e francezĂ«ve. Fillimisht tenton Piotr Zielinski, por e godet nga afĂ«r nĂ« trup portierin Hugo Lloris.


33’ Kartoni i parĂ« i verdhĂ« nĂ« ndeshje i takon FrancĂ«s. Aurelien Tchouameni ndĂ«shkohet pasi luajti lojĂ« tĂ« rrezikshme ndaj Przemyslaw Frankowski.


30’ Rast i 100% pĂ«r FrancĂ«n. Dembele harkon pĂ«r mrekulli pĂ«r Giroud, por ky i fundit i arriti me vonesĂ« dhe nuk shĂ«noi i vetĂ«m pĂ«rballĂ« portĂ«s. Mbetet 0 me 0.


21’ Lewandowski me rast tĂ« mirĂ«. Sulmuesi i BarcelonĂ«s bĂ«ri njĂ« goditje tĂ« fuqishme nga distanca, por topi shkoi ngjitur ne shtyllĂ«n. Ky ishte rasti i parĂ« serioz pĂ«r polakĂ«t.


Olivier Giroud duhet ta shënojë edhe një gol që të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së Francës.


15’ Kur kanĂ« kaluar 15 minuta lojĂ«, iniciativĂ«n e kishin francezĂ«t. Ousmane Dembele pati njĂ« rast tĂ« mirĂ«, por goditja e tij u devijua pĂ«r nĂ« goditje nga kĂ«ndi.

Gjithashtu edhe Aurelien Tchouameni lëshoi një goditje të fortë nga distanca, por portieri Szczesny ishte në vend.

Aktualisht janë ekzekutuar katër goditje nga këndi për Francën, ndërsa për Poloninë asnjë.


1’ Fillon ndeshja.

Gjyqtari Valenzuela jep shenjë për fillimin e ndeshjes, të parët me topin luajnë francezët.


Këto dy kombëtare, ndeshjen e fundit garuese mes vete e kanë zhvilluar në vitin e largët 1995.

Atë kohë u përballen në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian. Dy takimet kanë përfunduar baras, 1 me 1 dhe takimi një vit më herët kishte përfunduar pa gola.


Shumica e tifozëve të Francës janë ende jashtë stadiumit, megjithatë një numër mjaft i madh ishin në shkallët e stadiumit për ta brohoritur kombëtaren e tyre në momentet që ata dolën në nxehje para loje.


Franca do të ndeshet me Poloninë në ndeshjen e tretë të fazës së 1/8-ve në Kupën e Botës.

PĂ«rballja do tĂ« zhvillohet nĂ« “Al Thumama Stadium” dhe do tĂ« fillojĂ« nĂ« ora 16:00.

Dyja ekipet janĂ« duke synuar kualifikimin tutje nga kjo fazĂ«, derisa nĂ« çerekfinale do ta presin fituesin e çiftit Angli – Senegal.

Franca dhe Polonia janë përballur tetë herë gjatë historisë së dy Kombëtareve, ku francezët kanë bilanc më të mirë me katër fitore, tre ndeshje janë mbyllur baras dhe vetëm një fitore është për polakët.

Kur kanë mbetur më pak se edhe një orë nga fillimi i ndeshjes, dy trajnerët tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare që do të zbresin në fushë.

Formacionet zyrtare:

Franca: Lloris, Kounde, Upamecano, Varane, Th.Hernandez, Rabiot, Tchouameni, Griezmann, Dembele, Giroud, Mbappe.

Polonia: Szczesny; Bereszynski, Glik, Kiëior, Cash; Frankowski, Kaminski, Krychowiak, Zielinski; Szymanski; Lewandowski.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore