Boterori 2022

🔮LIVE: Brazil – Korea Jugore


Ka përfunduar ndeshja dhe tani Brazili do përballen me Kroacinë në çerekfinale.

Brazili nuk luajtën të gjithë lojën si pjesën e parë, ata kërkuan të fitojnë ndeshjen në pjesën e parë, dhe e arritën këtë.

Korea e Jugut patën performancë mjaft të mirë në pjesën e parë, por nuk arritën të shënojnë më shumë se një gol.


Pjesa e dytë ka qenë me gjysmë zemre nga Brazili. Ata po mendojnë për Kroacinë dhe testin e radhës.

Ata ishin mjaft të mirë për ta fituar ndeshjen në pjesën e parë. Ndërsa Korea e Jugut ka luajtur shumë më mirë se në pjesën e parë.


Korea Jugore po insiston të shënojë edhe një gol, por mbrojtja braziliane nuk po e lejon këtë.


GOOOOOOOOL! Korea Jugore ka shënuar me anë të Paik Seung-Ho, i cili plasojë një goditje të fuqishme nga distanca, të cilën Alisson nuk ishte as afër ta priste.


Dani Alves hyn, dhe Eder Militao del jashtë. Militao do të kishte humbur çerekfinalen nëse do të merrte një karton të verdhë, kështu që, ky zëvendësim ka kuptim.


Brazili me mundësinë e parë të pjesës së dytë.

Raphinha me një driblim të mirë, dhe goditje precize, të cilën e priti portieri i Koresë Jugore.


Ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes, dhe deri më tani gjithcka është e qetë dhe pa raste për asnjërën nga skuadrat.


Ka përfunduar pjesa e parë dhe Brazili kanë dominuar plotësisht ndeshjen kundër Koresë Jugore.

Brazili arritën të shënojnë katër gola për 35 minuta, dhe pjesën e dytë do e presin me më shumë gola.

Ata gjatë 45 minutave, kishin mundësi të shumta shënimi, ndërsa Korea Jugore ishin të qetë dhe nuk rrezikuan portën kundërshtare asnjëherë.


Richarlison humb mundësinë për të shënuar golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje.

Ai u gjend i vetëm me portier, por goditja e tij u prit nga portieri.


Një tjetër mundësi e artë për Brazilin pak para përfundimit të pjesës së parë, por Raphinha nuk arriti ta fus topin në portë pas harkimit të Vinicius.


GOOOOOOOL! Këtë herë golashënuesi është Lucas Paqueta.

Brenda 35 minutave, Brazili kanë shënuar katër gola, dhe siç duket pritet të mos ndalen deri në fund të ndeshjes.


Menjëherë pas golit të tij, Neymar shkoi dhe përqafoi mikun e tij të skuadrës, Alex Telles, i cili është lënduar.


GOOOOOOL! Richarlison shënon golin e tretë të Brazilit dhe të tretin të tij personal në këtë Kupë të Botës.


Kjo është hera e dytë që Brazili shënon dy herë në 13 minutat e para të një ndeshje të Kupës së Botës, më parë ndodhi kundër Kosta Rikës në 2002. Ajo ndeshje përfundoi me rezultat 5:2 në anën e Brazilit.


GOOOOOOOL! Neymar shënon golin e dytë të Brazilit në këtë ndeshje.

Brenda vetëm pesë minutave shënojnë dy gola, dhe të gjithë festojnë duke kërcyer.

Dhe duket se golin ia dedikoi legjendës braziliane, Pele, i cili momentalisht ndodhet në spital.


Penallti për Brazilin.

Një nga mbrojtësit e Koresë Jugore gaboi duke e goditur Richarlison-in në këmbë, duke u munduar të heq topin nga zona e rrezikshme.


GOOOOOOOOOOOOL! Vinicius Junior i jep epërsinë Brazilit në minutën e shtatë.

Një depërtim fantastik i Raphinha-s, me një pasim drejt Vinicius-it, i cili nuk gabon.


Ka filluar gjithçka, dhe të parët që luajnë me topin në Stadiumin 974 është Korea Jugore.


Njëmbëdhjetë nga 12 golat e fundit të Koresë së Jugut në Kupën e Botës janë shënuar në pjesën e dytë të ndeshjeve, me katër nga shtatë të fundit të shënuar në minutën e 90-të ose më vonë.

Goli i tyre i vetëm në pjesën e parë në këtë botëror ishte goli i barazimit të Kim Young-Gëon kundër Portugalisë herën e fundit (minuta e 27-të). Brazili nuk ka arritur të shënojë në pjesën e parë në asnjë nga pesë ndeshjet e fundit të Kupës së Botës.


Neymar është kthyer në formacionin e Brazilit pas dy ndeshjeve mungesë.

Ai u lëndua në ndeshjen e tyre të parë kundër Serbisë, pas një ndërhyrje të rrezikshme në të.

Tani më ai është kthyer për 1/8 e finales kundër Koresë së Jugut, dhe duket entuziast për këtë ndeshje.

Foto: Laurent Gillieron/Keystone via AP

Më herët gjatë ditës së sotme ka qenë një postim në Twitter nga llogaria e Pele-s në Twitter.

“NĂ« vitin 1958, unĂ« eca rrugĂ«ve duke menduar pĂ«r pĂ«rmbushjen e premtimit qĂ« i bĂ«ra babait tim. E di qĂ« sot shumĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« premtime tĂ« ngjashme dhe po shkojnĂ« gjithashtu nĂ« kĂ«rkim tĂ« KupĂ«s sĂ« tyre tĂ« parĂ« botĂ«rore. UnĂ« do tĂ« shikoj lojĂ«n nĂ« spital do tĂ« brohoras pĂ«r secilin prej jush. Suksese!”


Brazil – Korea Jugore Ă«shtĂ« ndeshja e gjashtĂ« e fazĂ«s sĂ« 1/8-ve tĂ« finales nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s.

Brazili ishin plotësisht dominant në grupin e tyre, ndërsa Korea Jugore ishin kombëtarja që i surprizoi të gjithë, duke eliminuar Ganën dhe Uruguain.

Pas lëndimit kundër Serbisë, është kthyer edhe Neymar për Brazilin, i cili është lojtari më i rëndësishëm i kombëtares.

TashmĂ« dy trajnerĂ«t i kanĂ« publikuar formacionet e tyre zyrtare pĂ«r kĂ«tĂ« ndeshje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme qĂ« do tĂ« zhvillohet me fillim nga ora 20:00 nĂ« stadiumin “Stadium 974”.

Formacionet zyrtare:

Brazili (4-3-3): Alisson; Militao, Silva, Marquinhos, Danilo; Casemiro, Paqueta, Neymar; Raphinha, Richarlison, Vinicius.

Korea Jugore (4-4-2): Kim; Kim, Kim, Kim; Lee, Jung, HĂ«ang, HĂ«ang; Cho, Son.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore