Shqipëria

Keqtrajtoi macen, Policia procedon 77-vjeçarin nga Rrogozhina


Në Durrës, policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një 77-vjeçar, banues në Rrogozhinë, për keqtrajtim të kafshëve.

Në një video që qarkullon në rrjet, i moshuari shihet teksa keqtrajton një mace.

Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Stacionit të Policisë Rrogozhinë kryen verifikimet dhe në përfundim të tyre u bë identifikimi i autorit të rastit, shtetasit R. B., 77 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Për 77-vjeçarin u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, sipas parashikimeve të nenit 207/c të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton median dhe qytetarët të denoncojnë në numrin 112, çdo paligjshmëri, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë, konform ligjit dhe me paanshmëri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore