Lajme

Zyrtari amerikan i mbrojtjes: Rritje e aktivitetit detar nga anijet ruse në Detin e Zi pranë Odesa-s


Shtetet e Bashkuara kanë vëzhguar “aktivitet të shtuar detar” në veri të Detit të Zi nga forcat ruse atje.Kështu u ka thënë gazetarëve të mërkurën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

“Ne gjithashtu kemi vëzhguar vetë granatimet e disa qyteteve, disa qytezave jashtë Odesa-s, shumë pranë saj”, tha zyrtari.

Sipas këtij të fundit granatimet, besojnë SHBA-të, vijnë nga luftanijet ruse në Detin e Zi.

“Ne besojmë se këto janë përsëri nga luftanijet ruse në Detin e Zi”, shtoi zyrtari. “Duket se ka bombardime detare në vendet afër Odesa-s”.

Kujtojmë që kjo është dita e 21-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së, rreth 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 11 mijë.

Ndërsa rreth 2 mijë e 500 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse – mes tyre edhe fëmijë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore