Sport

Zyrtare/ Vazquez rinovon deri më 2024


Lucas Vazquez ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me Real Madrid-in.

Pas shumë zërave që ai do të largohet, marrëveshja më në fund është arritur.

Lucas ishte i lidhur me transferime te klube të mëdha, siç janë Inter-i, Milan-i dhe Bayern Munich-u.

Spanjolli është futbollist i akademisë së klubit madrilen, dhe tani ka filluar dekadën e dytë në këtë klub.

Pjesë e skuadrës së parë është që nga sezoni 2015/16.

Në këto sezone, Vazquez ka fituar tre Champions, dy La Liga, dy superkupa Evrope, dy superkupa Spanje, dhe katër herë kupën e botës për klube.

Vazquez njihet si një futbollist i gjithanshëm.

Te Real Madrid-i, ai ka luajtur në pothuajse çdo pozitë.

Performancat e mrekullueshme të këtij sezoni e shtynë klubin madrilen që t’i ofrojë kontratë të re.

Vazquez ka pranuar kushtet ekonomike që i ka ofruar klubi mbretëror, duke ulur pagën me 10%.

Trajneri i ri, Carlo Ancelotti, e vlerëson shumë si futbollist, ku më parë e ka kërkuar te Napoli dhe Everton.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore