Sport

Zyrtare: Roy Hodgson merr drejtimin e skuadrës angleze


Trajneri i njohur anglez, Roy Hodgson, është emëruar në krye të skuadrës së Crystal Palace.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Premier Leauge, të cilët njoftuan në mëngjesin e së martës së Hodgson do ta marrë drejtimin e skuadrës së tyre.

Pas emërimit në stolin e Palace, trajneri anglez u shpreh i lumtur dhe tha se objektivi i tij me klubin e ri do të jetë qëndrimi në elitën e futbollit anglez.

“Jam i lumtur që jam rikthyer në këtë klub. Objektivi ynë i vetëm tani është të fillojmë të fitojmë ndeshje dhe të marrim pikët e nevojshme për të siguruar qëndrimin në Premier League”.

“Crystal Palace është i njohur për shpirtin e tij luftarak dhe nuk kam dyshim se të gjithë mbështetësit tanë do të luftojnë me ne, duke filluar me ndeshjen e Leicester City të shtunën tjetër”, tha trajneri anglez.

Kujtojmë që 75-vjeçari drejtoi skuadrën e Crystal Palace edhe në të kaluarën, që nga shtatori i vitit 2017 deri në maj të vitit 2021.

Ndërkohë, gjatë karrierës së tij ai ka drejtuar kombëtare e klube të mëdha, ku ndër to janë: Anglia, Zvicra, Finlanda, Liverpool-i, Inter-i, Fulham-i, etj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore