Sport

Zyrtare, Roma largon trajnerin Fonseca në fund të sezonit


Klubi italian i Roma-s ka konfirmuar zyrtarisht ditën e martë, se në fundin e sezonit aktual do të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin, Paulo Fonseca-n.

48-vjeçari erdhi në krye të Roma-s në korrikun e 2019 dhe është nën kontratë deri në qershorin e 2021, por rezultatet e dobëta sollën ndërprerjen para kohe të bashkëpunimit me klubin.

Fonseca ka drejtuar verdhekuqtë në 96 ndeshje, nga ku arriti 50 fitore, 19 barazime dhe 17 ndeshje. Dhe me një mesatare prej 1.76 pikë për ndeshje.

Portugezi në karrirën e tij ka arritur të fitojë nëntë trofe me Shakhtar Donetsk-un, Porto-n dhe Braga-n, por asnjë me Roma-n.

Roma në sezonin aktual renditet në vendin e shtatë të Serisë A me 55 pikë, dy pikë më shumë se Sassuolo e vendit të tetë dhe rrezikon mos pjesëmarrjen në Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, Roma është në gjysmëfinalen e Ligës së Europës, ku përballë ka Manchester United-in dhe ndeshjen e parë në “Old Trafford” e ka humbur me rezultatin 6-2.

Lojtarët më të përdorur të Fonseca-s te Roma janë: Jordan Veretout në 80 ndeshje, Gianluca Mancini dhe Lorenzo Pellegrini në 77 ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore