Sport

Zyrtare: Mirlind Daku transferohet te kampioni i Sllovenisë


Futbollisti nga Kosova, Mirlind Daku, është transferuar te kampioni i Sllovenisë, NS Mura.

Daku u transferua te Mura nga skuadra Osijek, ku do të qëndrojë i huazuar deri në fund të sezonit (në qershor).

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi slloven, të cilët njoftuan që sulmuesi 24 vjeçar është bërë pjesë e skuadrës së tyre.

“Mirlind Dakun e kemi ndjekur prej kohësh. Ai është një sulmues që shënon shumë gola dhe këtë e ka vërtetuar në të kaluarën, sidomos në Superligën e Kosovë”, dekoroi drejtori sportiv i klubit të Mura-s, Denis Rajbar.

Ata shpresojnë që Daku do të ambientohet shpejtë në futbollin slloven, duke i ndihmuar me golat e tij që të rikthehen te suksesi.

Kujtojmë që Daku qëndroi gjashtë muaj në huazim te skuadra e Osijek-ut, ku pati 16 paraqitje zyrtare në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar katër gola.

Ndërsa, sa i përket Mura-s, ata janë kampionët në fuqi të Sllovenisë, por këtë edicion nuk po shkojnë edhe aq mirë.

Këtë sezon, Mura ndodhet në pozitën e pestë në tabelë me 29 pikë, 10 më pak se lideri Maribor, por që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore