Sport

Zyrtare: Martin Odegaard nënshkruan me Arsenal-in


Martin Odegaard në fanellen e Arsenal, pas transferimit nga Real Madrid

Arsenali ka përfunduar marrëveshjen me mesfushorin Martin Odegaard nga Real Madridi, ka raportuar vetë klubi londinez.

22-vjeçari Odegaard, sezonin e kaluar ishte në huazim me klubin e Premier League dhe shënoi dy gola në 20 paraqitje.

Odegaard u kthye në Spanjë këtë verë dhe u përpoq të hynte në ekipin e parë të Madridit, por trajneri i ri, Carlo Ancelotti i tha atij se do të përballej me konkurrencë për një vend në 11-shen startuese.

Përparimi kryesor i këtij transferimi ishte vendimi i Madridit në fillim të këtij muaji për të ulur çmimin e kërkuar nga 60 milionë euro në 45 milionë euro.

Arsenali e transferoi mesfushorin Joe Willock te Newcastle United në një marrëveshje me vlerë prej afër 30 milionë eurosh për të ndihmuar financimin e transferimit të Odegaard dhe krijimin e hapësirës në skuadër.

Odegaard bëhet nënshkrimi i katërt i Arsenalit këtë sezon, pas Ben White, Albert Sambi Lokonga dhe Nuno Tavares.

Nga klubi kanë treguar se Odegaard, i cili do të veshë fanellën me numrin 8, nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme të Arsenalit në Premier League kundër Chelsea-t të dielën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore