Sport

Zyrtare: Ermal Krasniqi është lojtar i Cluj


Ermal Krasniqi e ka mbyllur transferimin te skuadra rumune, CFR Cluj.

Edhe pse asnjë klub ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Krasniqit në Rumani, është “Transfermarkt” që e ka konfirmuar këtë lëvizje.

Sipas faqes më kredibile për transferime, Krasniqi i ka kushtuar 400 mijë euro skuadrës së Cluj.

Kujtojmë që Ermali ishte një nga futbollistët më të rëndësishëm në sukseset e Ballkanit, sidomos në aventurën evropiane.

Cluj ishte kundërshtar i Ballkanit në grupet e Ligës së Konferencës. Në ballafaqimet direkte – në ndeshjen e parë në Prishtinë, dyja skuadrat barazuan me shifrat 1:1, ndërkaq në ndeshjen e zhvilluar në Rumani, Ballkani u mposht me rezultat minimal 1:0.

Krasniqi është tjetër transferim ndër më të shtrenjtit nga futbolli kosovar, pas Arbnor Mujës që u transferua nga Drita në Antwerp për 400 mijë euro.

Sa i përket karrierës së Krasniqit, ai e nisi futbollin te skuadra e Feronikelit. 24-vjeçari më pas luajti për Malishevën, Ferizajn dhe Llapin, para se të transferohej te Ballkani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore