Sport

Zyrtare/ Daniel Ricciardo do të largohet nga McLaren në fund të sezonit


McLaren ka njoftuar se Daniel Ricciardo do të largohet nga skuadra në fund të sezonit, një vit para përfundimit të kontratës së tij.

Piloti australian iu bashkua skuadrës britanike në fillim të vitit të kaluar dhe firmosi për tre sezone, por tashmë është vendosur që bashkëpunimi mes tyre të mbyllet.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ricciardo, i cili deklaroi se pas bisedës me dy drejtuesit e lartë të McLaren-it, palët kanë vendosur të ndërpresin në heshtje marrëveshjen në fund të këtij sezoni.

“Ka qenë kënaqsi të isha pjesë e McLaren Racing në Formula 1 në dy sezonet e fundit, por pas një bisede të gjatë me Zak Brown, (CEO-n e skuadrës), kemi vendosur të ndërpresim në heshtje bashkëpunimin në fund të këtij sezoni”, deklaroi Ricciardo.

33-vjeçari më pas foli edhe për të ardhmen e tij, si dhe kohën që kaloi sa ishte pjesëë e McLaren-it.

“Do t’i tregoj planet e mia të ardhshme në kohën e duhur, por pavarësisht se çfarë do të sjellë ky kapitull tjetër, nuk jam penduar dhe jam krenar për përpjekjet dhe punën që i dhashë McLaren-it, veçanërisht fitoren në Monza, sezonin e kaluar”, shoti australiani.

“Më ka pëlqyer të punoj me të gjithë në McLaren si në pistë ashtu edhe në Ëoking dhe do të jap gjithçka brenda dhe jashtë pistave ndërsa shijojmë pjesën e mbetur të sezonit së bashku”.

“Kurrë nuk kam qenë më i motivuar për të garuar dhe për të qenë pjesë e një sporti që e dua aq shumë dhe pres me padurim atë që vjen më pas”, tha mes tjerash Daniel Ricciardo.

Ndërkohë, CEO i McLaren, Zak Brown, tha se arsyeja e ndarjes së rrugëve mes tyre është pasi që Ricciardo nuk i kishte plotësuar pritshmëritë e tyre.

“Ishte kënaqësi për mua dhe McLaren të punonim me Danielin”, tha Brown.

“Dua ta falënderojë atë për të gjitha përpjekjet e tij gjatë dy sezoneve të fundit, si në pistë ashtu edhe jashtë saj”, shtoi ai.

“Nuk është sekret që prisnim të arrinim më shumë së bashku, por ai arriti pikën kulmore si pilot i McLaren-it. I urojmë të gjitha të mirat atij dhe le ta shijojmë pjesën tjetër të sezonit së bashku”, tha mes tjerash Zak Brown.

Pas pushimit të verës, Formula 1 do të rikthehet këtë fundjavë me Çmimin e Madh të Belgjikës, ndërsa Ricciardo do të garojë me McLarenin e tij edhe në nëntë garat e mbetura deri në fund të sezonit, për të kërkuar më pas fatin në një tjetër skuadër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore