Sport

Zyrtare/ Allegri i bashkohet Juventus-it


Massimiliano Allegri është kthyer te Juventus-i pas dy viteve.

Këtë e ka bërë të ditur Juventus-i përmes dy postimeve shumë të çuditshme.

Bardhezinjtë e kanë postuar hartën e shtetit amerikan, Minnesota.

Minnesota është emri i kalit të Allegri-t, me të cilin ai është shumë i lidhur.

Kjo ishte shenja e parë me të cilën Juventus konfirmoi rikthimin.

E dyta është një foto e xhaketës së Allegri-t të cilin ai e hodhi në tokë përballë Carpi-t.

Kështu konfirmohet edhe kthimi i Massimiliano-s në stolin e Juventus-it.

Ai do të zëvendësojë Pirlo-n, që u shkarkua këtë mëngjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore