Lajme

Zvicra nuk lejon çiftin hetero të regjistrojë një partneritet civil


Një gjykatë në qytetin zviceran të Zyrih-ut hodhi poshtë një padi të ngritur nga një çift hetero, për të regjistruar marrëdhënien e tyre si një partneritet civil.

Ky i fundit, është i disponueshëm vetëm për çiftet homoseksuale në vend në vend të martesës.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia vendase “Tages Anzeiger”.

Një burrë 51-vjeçar dhe partnerja e tij 47-vjeçare janë prindër të tre fëmijëve.

Në janar të vitit 2021, çifti paraqiti një kërkesë në zyrën e gjendjes civile në Zyrih për të legalizuar marrëdhënien e tyre si partneritet civil.

Institucioni fillimisht caktoi një takim për çiftin, por më vonë e anuloi kur zbuloi se çifti nuk ishte homoseksual.

Ata e shpjeguan këtë me faktin se partneriteti civil është një formë e legalizimit të marrëdhënieve ekskluzivisht për homoseksualët.

Çifti vendosi se ata ishin diskriminuar dhe paraqiti ankesa pranë autoriteteve komunale dhe gjykatës administrative të kantonit të Zyrih-ut.

Ata shpjeguan se kërkojnë të legalizojnë marrëdhëniet në nivel martese, por në të njëjtën kohë nuk duan të hyjnë në një të tillë.

Gjykata vendosi se ndalimi i një çifti hetero për të lidhur partneritet civil nuk është diskriminim, pasi ata mund të lidhin martesë dhe për sa i përket të drejtave dhe detyrimeve, nuk ka shumë dallime mes tyre.

Nuk dihet nëse çifti u martua më pas, por ata duhet të paguanin një tarifë gjyqësore prej 2 mijë e 120 frangash zvicerane.

Dhe çështja e partneritetit civil në vend nuk është më e rëndësishme, pasi që nga 1 korriku, të gjitha çiftet, pavarësisht gjinisë, lejohen të martohen atje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore