Lajme

Zvicra dënon agresionin rus në Ukrainë


Ministria e Jashtme zvicerane ka dënuar njohjen zyrtare nga Rusia të dy rajoneve të shkëputura në Ukrainën lindore, një veprim që përhapi tensionin në të gjithë Evropën.

Njohja është një “shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare, integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës dhe marrëveshjeve të Minsk-ut”, shkruhej në Twitter-in e ministrisë.

Zvicra gjithashtu i bëri thirrje Rusisë “të mbajë detyrimet e saj ndërkombëtare dhe të kthejë veprimin e saj”.

Ambasada zvicerane në Kiev deklaroi në Twitter se mbështet plotësisht Ukrainën pas “agresionit të ripërtërirë”.

Ajo e përshkroi njohjen e rajoneve të Donetsk-ut dhe Luhansk-ut si një “kërcënim serioz për paqen ndërkombëtare”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore