Lajme

Zogaj viziton Mitrovicën, pas dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë


Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj bashkë me drejtorin e Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi vizitë në Veri.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj bashkë me drejtorin e Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi, kanë vizituar të mërkurën Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Gjatë kësaj vizite Zogaj dhe Maliqi janë takuar me stafin e kësaj gjykate, ndërsa lajmi është kumtuar përmes një komunikate për media.

“Zogaj siguroi se Këshilli është i vendosur për ofrimin e gjithë mbështetjes së nevojshme me qëllim që Gjykata Themelore në Mitrovicë të funksionojë edhe në rrethanat aktuale për ofrimin e shërbimeve për qytetarët”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në takim është  siguruar se dhe procesi i punës do të vazhdoj.

“Gjykata është duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për organizmin e procesit të punës në pajtim me aktet ligjore në fuqi”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në Veri pas dorëheqjes së gjykatësve dhe prokurorëve serb nga këto pozita.

Gjyqtarët serbë gjatë largimit nga institucionet e Kosovës.

Ajo në konferencë për media e pyetur nga gazetarët rreth kësaj çështje ka thënë se janë duke komunikuar vazhdimisht me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, pavarësisht mosmarrëveshjeve që kanë.

Haxhiu ka thënë se institucionet janë duke funksionuar.

“Pavarësisht, mos pajtimeve që mund t’i kemi me KGJK-në, për çështje të tjera të interesit nacional ne kemi komunikim të mjaftueshëm. Menjëherë pas dorëzimit të mandatit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Serbia unë kam pasur takim me Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial, kryeprokurorin e shtetit, Besim Kelmendin dhe jemi koordinuar që gjykatat në Veri të funksionoj në përputhje me mandatin ligjor”, deklaroi Haxhiu.

Ndërkaq, sa i përket lendeve të cilat kanë qenë në kompetencë të gjyqtarëve dhe prokuroreve që janë dorëhequr ajo ka thënë se vendim për këtë do të marrë KGJK.

Pas largimit të Policisë në Veri të Mitrovicës, deputetëve të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, janë larguar edhe gjykatësit dhe prokurorët serbë.

Pas largimit, gjyqtari i Apelit në Prishtinë, Nikola Kabasiç, ka thënë për mediat se më nuk kthehet në detyrë.

“Po e bëjë atë që e kam paralajmëruar para dy ditësh. Gjykatësit që dje nuk arritën t’i dorëzojnë dorëheqjet e tyre te Këshilli Gjyqësor i Kosovës, e kanë bërë përmes email-eve. Kolegët tanë shqiptarë dhe punonjësit e administratës qëndrojnë në punë dhe i gjithë stafi administrativ serb dhe gjyqtarët kanë dhënë dorëheqje”.

Ai ka shtuar se pjesa tjetër ju takon politikanëve.

“Tani po presim për mënyrën se si do t’ia bëjmë me lëndët që i kemi pasur dhe me pajisjet që i kemi huazuar nga zyrat. Jam duke folur për vetën, nuk do të kthehem. Pjesën tjetër ua lë politikanëve”, ka thënë gjyqtari Kabasiç.

Ndërsa, kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevhttps u shpreh se lëndët që i kishin zyrtarët serbë, janë bartur te kolegët e tyre shqiptarë.

Ndryshe, largimi më i bujshëm është ai i rreth 400 policëve serbë të Kosovës në Veri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore