Bota

Zjarri nё Qipro, mbёrrin ndihma ndёrkombёtare


Thirrjes për shuarjen e zjarrit mё tё keq nё dekada në Qipro, i janё pёrgjigjur Mbretëria e Bashkuar, Greqia, Italia dhe Izraeli, sipas njoftimit të autoriteteve qipriote.

Misionet kishin ndihmuar në zvogëlimin e shpërthimeve të zjarrit, por flakët mund të rikthehen.

Katër persona, shtetas algjerianë qё punonin nё fermat afër, u konfirmuan tё vdekur të dielën.

Zjarri është përhapur ndёrkohё në rrethin jugor të Limasolit dhe ka detyruar evakuimin e disa fshatrave.

Më shumë se 20 kilometra katrorë pyll dhe tokë bujqësore janë shkatërruar, së bashku me linjat e energjitike.

Zjarrfikësit po pёrpiqen të parandalojnё përhapjen e zjarrit në Parkun Kombëtar të Pyjeve Machairas.

Drejtori i Departamentit të Pyjeve, Charalambos Alexandrou duke folur në një deklaratë për media, e quajti si zjarrin mё tё keq në pyje nё historinё e Qipros.

Kreu i menaxhimit të krizave të Komisionit Evropian, lajmёroi tё shtunёn se një përgjigje e bashkërenduar ishte nё proces.

“Sateliti emergjent i Kopernikut të BE-sё po ndjek flakët”, tha komisioni.

Flakёt po trajtohen nga disa avionё, të ndihmuara nga trupat britanike të stacionuara në ishull.

Policia ka arrestuar një 67-vjeçar, i cili dyshohet për zjarrvënie.

“Një dëshmitar pa një burrë që largohej nga fshati Arakapas, në veri-lindje të Limasolit, në kohën kur zjarri filloi të shtunën”, tha policia.

Qipro ka përjetuar kёtё javё njё valё tё tё nxehtit, me temperatura tё larta që arritёn deri në 40 gradё celcius.

Nga ana tjetёr, ekspertët thonë se ndryshimet klimatike pritet të rrisin frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë.

Megjithatё, lidhja e çdo ngjarjeje të vetme me ngrohjen globale është e komplikuar, tregon BBC.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore