Shqipëria

Zinxhirë dhe goma dimërore për qarkullimin në Elbasan


Bashkia Elbasan dhe Drejtoria e Policisë në Elbasan kanë njoftuar se qarkullimi i automjeteve rrugore brenda në qytet duhet të bëhet vëtëm më goma dimërore. Lajmi u bë i ditur mesditën e 14 shkurtit përmes një postimi në median sociale “Facebook”.

“Njoftojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë pa zinxhirëve. Nuk lejohet lëvizja pa zinxhirë në asnjë aks rural dhe nacional. Lëvizja në qytet vetëm me goma dimërore”, thuhet në njoftim.

Më tej sqarohet se orët në vijim do të sjellin ngrica të mëtejshme.

“Qëndroni në shtëpi, evitoni daljet e panevojshme, evitoni përdorimin e mjeteve”, deklaron policia.

Bëjmë të ditur se në aksin rrugor Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Belsh, Elbasan-Gramsh mëngjesin e 14 shkurtit ka pasur bllokime të pjesshme nga prezenca e madhe e akullit.

Janë njoftuar firmat kontraktuese për hedhjen e kripës ne këto pika. Në akset Elbasan-Qafe Thane dhe Elbasan-Gjinar trashësia e dëborës ka arritur mbi 20 centimetra trashës. Raportohen probleme me furnizimin të energjisë elektrike në Njësinë Administrative Gjergjan, Shalës, Shushicë dhe Funar të Bashkisë Elbasan.

Vijon puna nga grupet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për riparimin e defekteve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore