Shqipëria

Zgjedhjet e 6 marsit shtyjnë Kongresin e PS-së


Kongresi i Partisë Socialiste pritej të mbahej më 29 janar, por me një vendim në mbledhjen e Kryesisë, e cila u mbajt mesditën e 20 janarit, ai u shty, për shkak të zgjedhjeve të pjesshme lokale në gjashtë bashki të vendit.

Sipas burimeve të Albanian Post pranë selisë rozë, Kongresi pritet të mbahet në mars, në një fundjavë pas asaj të zgjedhjeve të 6 marsit.

Kreu i partisë dhe njëkohësisht kryeministri, Edi Rama, në një dalje për gazetarët, njoftoi se në të gjashta bashkitë, socialistët do të kenë kandidatë.

Gjithsesi, vëmendja kryesore, nuk do të jetë për nga 6 marsi, sa për nga nisma e Këshillimit Kombëtar.

Rama hodhi edhe aludime se një pjesë e mirë e kandidateve të majta, mund të jenë zonja. Ndërsa, në mënyrë përfundimtare, i ka mbyllur derën çdo kandidati të mëparshëm, i cili mund të jetë skualifikuar nga gara për shkak të mosdeklarimit të rregullt ose dekriminalizimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore