Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar lidhur me zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj.
Në një reagim zyrtar, Ambasada u ka bërë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve që të sigurojnë që veprimtaritë zgjedhore të kryhen në përputhje me ligjin shqiptar dhe me standardet ndërkombëtare.
“Autoritetet shqiptare duhet të sigurojnë që zgjedhjet të jenë transparente, të lira dhe të sigurta. Ashtu si në procese të mëparshme, përfaqësues ndërkombëtarë, përfshirë nga ambasada e SHBA do të udhëtojnë përreth vendit si vëzhgues në zgjedhje. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë”.
Në njoftim ravijëzohet se drejtuesit e partive patën detyrimin të propozojnë kandidatë të pastër, të denjë për të përfaqësuar popullin shqiptar dhe tani vendimi duhet të jetë në dorën e qytetarëve.
“Siç kemi bërë gjatë tre dhjetëvjeçarëve të shkuar, Shtetet e Bashkuara do të mbështesin vullnetin e popullit shqiptar për demokraci të fortë”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Lehtësimi i jetës së shqiptarëve, ligji i luftës dhe e ardhmja evropiane – Cilat ishin mesazhet e Ramës në Athinë?
-
Beleri nga burgu thotë se Rama po kërkon të sfidojë Greqinë
-
Takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Athinë, Basha: Nacionalizmi shterpë
Lajmet kryesore
-
Lehtësimi i jetës së shqiptarëve, ligji i luftës dhe e ardhmja evropiane – Cilat ishin mesazhet e Ramës në Athinë?
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Rusia pretendon se ka pushtuar pesë fshatra kufitare në Kharkiv mes ofensivës së re
-
Synimi i Kurtit për ta (ri)marrë Prizrenin | Totaj: Sa ka qenë LVV-ja në pushtet, qyteti ka përjetuar fazën e stagnimit