Lajme

Zelensky mund të shkarkojë kryespiunin ukrainas, sipas Politico-s


Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky synon të shkarkojë Ivan Bakanov nga posti i kreut të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës.

Kjo, për shkak të një numri operacionesh të pasuksesshme dhe humbjeve në Kherson.

Lajmi u bë i ditur nga kompania mediatike ‘Politico’, duke cituar burimet e saj.

Sipas botimit amerikan, për shkak të dështimeve dhe humbjeve në Kherson, Bakanov mori mospëlqimin e Zelensky-t.

Duke cituar fjalët e katër zyrtarëve të afërt me presidentin dhe një diplomati perëndimor që këshilloi Kievin për reformat, Politico shkruan se Zelensky kërkon të “zëvendësojë Bakanov-in me dikë më të përshtatshëm”.

Ai u sulmua nga njerëzit e afërt me Zelensky-n pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, pasi kreu i SBU-së nuk ishte në gjendje të përballonte siç duhet sfidat e reja.

Bakanov ishte shefi i shtabit të Zelensky-t dhe përgjegjës për bashkëpunimin me Verkhovna Rada (parlamenti ukrainas – AP).

Ai ishte anëtar i ekipit të Zelensky-t, të cilin e prezantoi më 19 prill të vitit 2019.

Bakanov ka qenë mik me presidentin ukrainas që nga fëmijëria.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore