Lajme

Zelensky cakton kryespiunin “e përkohshëm” ukrainas


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i besoi zëvendësit të parë të Bakanov-it, Vasyl Malyuk, detyrat e kreut të Shërbimit të Sigurisë.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë vendase, duke cituar dekretin e 18 korrikut në faqen e internetit të Presidencës.

“Zëvendës drejtori i parë i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës Malyuk Vasyl Vasyliovych caktohet për të kryer përkohësisht detyrat e kreut të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës”, shkruhet në njoftim.

Zëvendës Shefi i Zyrës së Presidentit Andriy Smirnov deklaroi se prokurorja e përgjithshme Iryna Venediktova dhe shefi i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës Ivan Bakanov nuk janë shkarkuar, por janë pezulluar përkohësisht për hetim.

Më 17 korrik, Zelensky pezulloi prokuroren e përgjithshme Iryna Venediktova dhe shkarkoi kreun e SBU-së, Ivan Bakanov.

Zelenskyi emëroi Vasyl Malyuk në postin e nënkryetarit të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës më 28 shkurt.

Para kësaj, Malyuk arriti të punojë për 2 javë si nënkryetar i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Më 21 korrik 2021, presidenti ukrainas shkarkoi Malyuk-un nga posti i Zëvendës Shefit të Parë të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore