Lajme

Zbulohet statuja afro 2 mijë vjeçare e Herakliut


Arkeologët kanë zbuluar mbetjet e një statuje që daton më shumë se 1 mijë e 800 vjet në metropolin e lashtë të Filipit, në Greqinë verilindore.

Gjatë gërmimeve ata zbuluan veprën nga periudha romake, shekulli i dytë pas Krishtit, që përshkruan heroin mitik, Herakliun.

Kështu është bërë me dije nga një deklaratë nga Ministria greke e Kulturës dhe Sporteve.

Ekipi i studiuesve i fokusoi përpjekjet e gërmimit në një vend në një nga rrugët kryesore të qytetit, duke përfunduar në mes të shtatorit.

Po ashtu gërmimi zbuloi një strukturë të zbukuruar me zbukurime që mendohet të jetë një shatërvan, të cilën statuja e zbukuroi.

Arkeologët besojnë se struktura daton në shekullin e VIII ose të IX pas Krishtit, me deklaratën që shpjegon se statujat shpesh dekoronin ndërtesat dhe hapësirat publike në Kostandinopojë – tani Stambolli në Turqi – gjatë mbretërimit romak deri në periudhën e vonë bizantine.

Sipas legjendës, Herakliu – biri i Zeusit, perëndisë greke dhe sundimtarit të malit Olimp – shfaqi forcë mbinjerëzore dhe kapërceu 12 sprova që i kishte caktuar mbreti Eurysteu.

Sakaq, ekspertët e identifikuan heroin legjendar bazuar në luanin e varur nga dora e majtë dhe një shkop, i cili u gjet në fragmente.

Sipas mitit, një nga 12 punët e Herakliut ishte të vriste një luan Nemean, lëkurën e të cilit më vonë e veshi.

Në kokën e statujës është një kurorë me gjethe hardhie të mbajtura së bashku nga një brez që përfundon te supet.

Archie Dunn, një pedagog i arkeologjisë bizantine, e ka përshkruar gjetjen si “jashtëzakonisht interesante”.

Ai ka treguar se ndërtesat gjatë shekujve të VIII dhe të IX rrallë ishin zbukuruar me statuja.

Vendndodhja ku ekipi hulumtues zbuloi statujën sugjeroi një vendosje të qëllimshme kur ajo u ngrit, sipas Dunn.

“Kishte një statujë të një gjysmëperëndie në mes të qytetit, në kryqëzimin e dy rrugëve kryesore, kështu që nuk mund të jetë një aksident”, ka thënë ai.

Marrë nga “CNN”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore