Kulturë

Zbulohet monedha një mijë vjecare në Angli


Në Angli u gjet një monedhë kineze, që i përket vitit 1 mijë pas Krishtit. Ky zbulim ka ngritur dyshime sesi mund të ketë arritur atje.

Monedha prej bakri dhe me një diametër prej dy centimetra e gjysmë, u gjet në Buriton, Hampshire, rreth 14 kilometra nga bregu jugor i Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas Muzeut Britanik, ishte futur midis viteve 1 mijë e tetë dhe 1 mijë e 16 pas Krishtit nën perandorinë Song Zhenzong. Ka mbishkrime të gdhendura vetëm në njërën anë dhe në qendër ka një vrimë katrore që lejonte të lidhej, për lehtësi, së bashku me monedha të tjera.

Dyshimi qëndron nëse monedha i ka humbur një koleksionisti të kohës moderne apo i ka rënë dikujt shekuj më parë, gjatë Mesjetës. 

Monedha u zbulua në një fushë ku kishte shumë objekte të tjera që datojnë që nga mesjeta. Mbi të gjitha, ajo u gjet në të njëjtën zonë ku, në të kaluarën, arkeologët kishin gjetur të vetmen qeramikë kineze të importuar në Mesjetë nga shekulli i XIV-të.

Është e vendosur afër bregdetit, kështu që është e lehtë të imagjinohet se zona është prekur nga rrugët e transportit me distancë të gjatë.

Sipas Caitlin Green, studiuese e historisë dhe arkeologjisë në Universitetin e Kembrixhit, monedha mund të ketë humbur në mesjetë. Vlen të kujtohet se ka disa prova të tregtisë midis Britanisë së Madhe dhe Azisë Lindore në shekujt XIV dhe XV, me gjurmët e pranisë së njerëzve nga Azia Lindore në Britaninë e Madhe dhe Irlandë.

Monedha, sipas Green, mund të ketë humbur nga një prej këtyre njerëzve gjatë një udhëtimi në Angli, rreth vitit 1300. 

Padyshim që ky zbulim tregon që lidhjet shekullore midis Evropës dhe Kinës ishin sigurisht më të gjera nga sa ishte menduar më parë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore