Kulturë

Zbulime arkeologjike në Pompei


Arkeologët në Itali kanë zbuluar një karrocë ceremoniale pranë qytetit antik romak të Pompeit.

Karroca me katër rrota u gjet afër një stalle ku më parë qenë zbuluar tre kuaj në 2018.

Ekspertët thonë se ata kanë punuar gjatë fundjavave për të siguruar që karroca të rikuperohej në mënyrë të sigurt

Ekspertët besojnë se ka gjasa që të jetë përdorur në festa dhe parada. Zbulimi është përshkruar si “i jashtëzakonshëm” dhe “i ruajtur në një gjendje të shkëlqyer”.

Pompei, i përfshirë nga një shpërthim vullkanik i Vezuvit, mbetet një thesar arkeologjik.

Drejtuesi i kërkimit thotë se mund të jetë përdorur për të transportuar një nuse në shtëpinë e saj të re.

 

Ekspertët besojnë se automjeti është një pilentum – një karrocë ceremoniale me katër rrota

Shpërthimi vullkanik e varrosi qytetin nën një shtresë të trashë hiri, duke ruajtur shumë prej banorëve dhe ndërtesave të tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore