Sport

Zbardhet raporti mjekësor mbi vdekjen e Maradonës


Bordi mjekësor, që u caktua për të hetuar mbi vdekjen e Diego Armando Maradonës, ka arritur në përfundimin se ekipi mjekësor i ikonës së futbollit veproi në një “mënyrë të papërshtatshme, të cungët dhe të pamatur”.

Pas vdekjes së Mardonës, që tronditi Argjentinën ku e nderonin, pasoi një periudhë zie dhe akuzash se kush ishte fajtor pas betejës së tij të humbur me varësitë dhe shëndetin e plogësht.

Menjëherë prokurorët argjentinas filluan hetimet pas vdekjes së “yllit të futbollit” në moshën 60-vjeçare, nga dështimi i zemrës në Buenos Aires. Ata urdhëruan kontrollet e aseteve të mjekut të tij personal dhe hetimin e të tjerëve që ishin të përfshirë në përkujdesjen ndaj tij.

Maradona kishte luftuar me varësinë nga alkooli dhe droga për shumë vite, ndërsa kishte kryer një ndërhyrje në tru gjatë nëntorit. Në mars, një bord mjekësor i caktuar nga Ministria e Drejtësisë u takua për të analizuar pretendimet se anëtarët e ekipit shëndetësor të Maradonës nuk e trajtuan atë si duhet.

Sipas një kopjeje të raportit të ndarë me Reuters, të premten e 30 prillit, thuhet se Maradona ishte sëmurë seriozisht 12 orë para vdekjes së tij më 25 nëntor.

“Ai paraqiti shenja të qarta të një periudhe të zgjatur agonizuese, kështu që ne përmbyllim se pacienti nuk ishte monitoruar siç duhet nga ora 00:30 më 25 nëntor të 2020″, tha raporti.

Përshtatur nga The Guardian për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore