Shqipëria

Zbardhet agjenda e vizitës së kancelares Merkel në Tiranë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të mbërrijë në Tiranë gjatë paradites së 14 shtatorit.

Zyra për mediat e Kryeministrisë ka bërë publike edhe agjendën  e vizitës së kancelarles.

Si fillim, ajo do të pritet në një ceremoni në Pallatin e Brigadave në orën 10:20.

Fill më pas, ajo do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Itinerari do të zhvendoset në orën 11:00, te Tirana Business Park, në zonën e Rinasit, ku të pranishëm do të jenë edhe krerët e qeverive të Ballkanit.

Nga aty, Merkel dhe Rama do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kancelarja gjermane Merkel dhe kryeministri Rama
Agjenda

0.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave

10.30 – Takim mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

11.50 – Mbërritja e kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.

11.55 – Mbërritja e kancelares Merkel në Tirana Business Park

12.00 – Foto familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

14.35 – Konferencë për shtyp mes kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business

Vizita e fundit si Kancelare në Tiranë

Kjo vizitë e Merkel-it do të jetë e fundit si kancelare jashtë shtetit. Ajo ka zgjedhur pikërisht Shqipërinë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Iniciativa e nisur nga Merkel dhe e pagëzuar si “Procesi i Berlinit” ka qenë ndërmarrja dhe suksesi më i madh i kancelares, e cila tashmë po afron dy dekada në pushtet.

Burime të Albanian Post nga Berlini kanë bërë me dije se takimi i Tiranës do të jetë edhe një tentativë e fundit që Merkel t’i japë një shtytje partisë së saj, Unionit Kristian-Demokratik (CDU), në zgjedhjet që pritet të mbahen më 26 shtator.

Veç kësaj, burimet thonë se është zgjedhur Tirana, si notë falënderuese e Merkel-it për qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Edi Rama, si lideri më aktiv dhe influencues në shtyrjen përpara të synimeve të Procesit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore