Tokyo 2020

Zavur Uguev fiton të artën në stilin e lirë të mundjes


Dy herë kampioni i botës, Zavur Uguev nga Rusia ka vijuar të mbetet i pamposhtur në mundjen ndërkombëtare në stilin e lirë për meshkuj 57 kg.

Ai triumfoi kësaj radhe pasi mundi Kuma Ravi të Indisë, i cili kishte fituar medaljen e bronzit në kampionatin botëror të 2019.

Rusi mori medaljen e artë pas rezultatit 7-4. Medalja e argjend shkoi për Ravi dhe medalje bronzi morën Patrick Gilman nga SHBA dhe Nurislam Sanayev nga Kazakistani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore