Lajme

Zaev: Departamenti i gjuhës maqedonase nuk do të mbyllet


Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, deklaroi më 1 mars, se departamenti i gjuhës maqedonase nuk do të mbyllet.

“Është duke u punuar në digjitalizimin dhe afirmimin e gjuhës maqedonase në botë”.

Zaev tha se kjo është bërë me qëllimin që femijët maqedonas që jetojnë jashtë vendit do e kenë më të lehtë të mësojnë gjuhën. Gjithashtu dhe afirmimin e saj në arkivat, bibliotekat dhe instiutcionet e tjera të Bashkimit Evropian (BE).

Kryeministri theksoi faktin se duhet të respektohet Marrëveshja e Prespës.

“Marrëveshja e Prespës është ligj. Ratifikimi i saj është bërë në Kuvend dhe ky është ligj. Ligji duhet respektuar”.

Prandaj Zaev tha se duhet të ndryshohet emri i çdo institucioni në RMV.

“Është gjetur zgjidhje shumë e mirë në bisedë dhe në marrëveshje me Greqinë dhe besoj se do të gjendet zgjidhje edhe për këtë punë. Ligji duhet të respektohet edhe këtu”.

Kujtojmë se mes Greqisë dhe RMV-së ka pasur mosmarrëveshje në lidhje me emrin e shtetit maqedonas.

Në vitin 2018 këto dy shtete nënshkruan marrëveshjen për zgjidhjen e kontekstit shumëvjeçar të emrit. Maqedonia e Veriut u nënshkrua në Prespë nga dy ministrat e jashtëm të Greqisë dhe RMV-së.

Kjo marrëveshje ka normalizuar raportet mes dy vendeve. Gjithashtu kla zhbllokuar dhe procesin e integrimit të RMV-së në BE.

Marrëveshja ka sqaruar edhe çështjet që kishin të bënin me gjuhën dhe kombin maqedonas. Duke sqaruar se nuk ka asnjë ligjshmëri me të kaluarën antike të Maqedonisë, si dhe kulturën dhe traditën Helene.

Kryemnistri për më tepër tha se Qeveria nuk ka negociuar me askënd për identitetin dhe gjuhën maqedonase.

“Ajo është e drejtë universale e të gjitha kombeve që të kenë gjuhë të veten dhe të kenë identiket nacional”.

Kjo deklaratë erdhi pasi ky vit shënon 100 vjetorin e lindjes së Bllazhe Koneski-t, dhe është viti i gjuhës maqedonase.

Kujtojmë se RMV-ja vazhdon të ketë mosmarrëveshje me shtetin fqinj Bullgarinë. Këto dy vende kanë pasur probleme përsa i përket historisë. Bullgaria ka kërkuar nga RMV-ja se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare.

Tensionet mes vendeve u rritën vitin e kaluar. Kjo erdhi pas vendosjes së vetos nga pala bullgare për hapjen e negociatave mes BE-së dhe RMV-së.

Pavarësisht se dy vendet janë munduar të zhvillojnë takime për zbutjen e marrëdhenieve, akoma nuk kanë arritur në një marrëveshje.  Asnjëra palë nuk pranon të negociojë për identititen e tyre.

Prandaj procesi integrues për RMV-në është shtyrë për në vitin 2021.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore