Sport

Ylli i mesfushës së Real Madrid-it, në dyshim ndaj Manchester City-t


Real Madrid-i mund të jetë pa një nga tre yjet e mesfushës në përballjen me Manchester City-n.

Dy skuadrat përballen më 26 prill në ndeshjen e parë gjysmëfinaliste të UEFA Champions League.

Sipas “Mundo Deportivo”, braziliani Casemiro ka probleme muskulore dhe është në dyshim për sfidën ndaj City-t.

30-vjeçari mungoi në përballjen me Sevilla-n të fituar 3-2 me përmbysje nga Real-i dhe nuk ka dalë në stërvitje për sfidën tjetër në La Liga: atë ndaj Osasuna-s, e cila do të zhvillohet këtë të mërkurë.

Braziliani këtë sezon është aktivizuar në 42 takime me Real-in. Ai ka humbur vetëm një ndeshje për shkak dëmtimi, atë ndaj Granda-s në shkurt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore