Lajme

Yair Lapid takohet me Antony Blinken në Romë


Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid do të takohen në Romë të dielën e 27 qershorit.

Qeveritë po kërkojnë të kthejnë faqen e historisë të ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe ish-Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Presidenti aktual i SHBA-ve, Joe Biden dhe Kryeministri izraelit, Naftali Bennett po përqendrohen në diplomacinë pragmatike.

Bashkëpunimi i tyre synon arritje më të vogla, të tilla si nxitja e armëpushimit jozyrtar që përfundoi luftën e muajit të kaluar me sundimtarët militantë të Gaza-s, Hamas apo rimbushja e sistemit të mbrojtjes së Izraelit.

Diplomacia amerikane

“Askush nuk mendon se është një ide e mirë që të ngresh akuzat mbi një iniciativë të re për paqe”, tha Ilan Goldenberg, një ekspert i sigurisë në Lindjen e Mesme në Qendrën jofitimprurëse për një Siguri të Re Amerikane.

Sipas Goldenberg, ka gjëra që mund t’i bësh në heshtje nën radar, në tokë, për të përmirësuar situatën.

Ai shprehet se kjo qasje – e menaxhimit të konfliktit në vend që të përpiqesh ta zgjidhësh – mund të ketë sukses në dokumentimin e ndasive të brendshme.

Amerikanët dhe izraelitët do të përpiqen të zgjidhin mosmarrëveshjet larg syrit të publikut, me diplomacinë “e qetë” të Biden. Njësoj, kur nxiti privatisht Netanyahu-n të ndërpriste luftën Izrael-Hamas.

Kjo, përpara një armëpushimi që hyri në fuqi më 21 maj.

Të dyja qeveritë do të përpiqen të ruajnë koalicionin qeverisës të brishtë të Izraelit. Ato do të sheshojnë provokimet që patën rol në ndezjen e luftës 11-ditore që mori të paktën 254 jetë palestineze dhe vrau 13 njerëz në Izrael.

Koalicioni i ri në Izrael ndan pak gjëra me bindjet e mëparshme të Netanyahu-t. Ai është i përbërë nga tetë parti, secila me të drejtën e vetos në vendime.

Pra, nëse edhe një parti e vetme heq dorë, qeveria e Izraelit do të rrezikohej seriozisht nga shpërbërja.

Figura e Lapid

Lapid, një centrist, do të jetë njeriu kryesor i Izraelit për të riparuar marrëdhëniet e shkatërruara me Biden-in dhe Demokratët.

Partia kontrollon të dyja dhomat e Kongresit por gjithnjë e më shumë është e ndarë në konfliktin e Lindjes së Mesme.

“Ajo që ata po ndërtojnë tani është besimi i ndërsjellë”, tha Michael Oren, ish-ambasadori izraelit në Shtetet e Bashkuara.

Oren shtoi më tej se pret një ndryshim të tonit sesa të substancës. Sipas tij, ekziston një mundësi që kjo të prodhojë diçka më të mirë për Izraelin.

Në krye të agjendës së të dyja vendeve janë bisedimet në Vjenë mbi rikthimin e marrëveshjes së Iranit së vitit 2015 me fuqitë botërore.

Ajo kufizon aftësinë e Teheran-it për të prodhuar armë bërthamore. Trump, me mbështetjen e Netanyah-ut, tërhoqi SHBA-të nga marrëveshja në 2018 dhe vendosi sanksione ndaj Republikës Islamike.

Biden premtoi të rivendoset sërish dhe të zgjerojë më tej marrëveshjen.

Edhe pse e kundërshton një marrëveshje të re, qeveria e re e Izraelit duket se synon të hyjë në bisedime dhe jo t’i heqë ato plotësisht.

Në ndryshim nga qasja e Netanyah-ut gjatë epokës së Obamës, Lapid së fundi njoftoi se ai dhe Blinken kishin rënë dakord për një politikë “pa surpriza” në një përpjekje për të mbajtur linjat e komunikimit të hapura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore