Sport

Xhudistët kosovarë në Tokio “shkuan, panë, fituan”


Ekipi kosovar i xhudos kanë arritur me dy medalje të arta në aeroportin “Adem Jashari” nga Japonia. Në aeroport është prezent edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për të pritur xhudistët kosovarë.

Ata tani do të nisen në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku do të priten si heronjtë që bënë krenarë çdo shqiptarë. Ata kanë arritur të sigurojnë dy medalje të arta gjatë Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” me anë të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës.

Distria ishte e para që fitoi medaljen e artë pasi në finale mposhti japonezen Tonaki Funa. Majlinda Kelmendi e cila ishte medalistja e parë në histori të Kosovës, nuk arriti të marrë një medalje në Tokio për shkak të një lëndimi.

Akil Gjakova dhe Loriana Kuka nuk arritën të sigurojnë medalje po ashtu, por ishte Nora Gjakova e cila i siguroi medaljen e dytë të artë Kosovës, në “Tokyo 2020”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore