Sport

Xavi do ta rinovojë kontratën me Barcelonën


Xavi Hernandez-it pritet t’i besohet posti i trajnerit te Barcelona edhe për një kohë të gjatë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, katalanasit po planifikojnë zgjatjen e kontratës së Xavi-t.

Marrëveshja aktuale përfundon në vitin e ardhshëm, por sipas mediave në Spanjë ajo do të zgjatet deri në vitin 2026.

“Mundo Derpotivo” shkruan se te Barcelona janë të kënaqur me punën e trajnerit të tyre, i cili këtë edicion e fitoi Superkupën e Spanjës dhe është në rrugë të mirë për ta fituar titullin kampion në Spanjë.

43-vjeçari është trajner i Barcelonës prej nëntorit të vitit 2021, ndërsa në përvojën e tij si trajner, udhëhoqi edhe skuadrën nga Katari, Al-Sadd.

Kujtojmë që deri më tani, Xavi e ka udhëhequr Barcelonën në 71 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka 45 fitore, 14 barazime dhe 12 humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore