Sport

Wolfsburg surprizon Dortmund-in


Woflsburg ka mundur 2-0 Borussia Dortmund-in në javën e 14-të të Bundesliga-s gjermane.

Në takimin e luajtur në “Volkswagen Arena”, ndeshja ishte e luftuar nga të dy skuadrat, pavarësisht se në fund do të buzëqeshnin vendasit.

Wolfsburg realizoi golin e parë që në minutat e hershme të takimit me ane të talentit holandez, Micky van de Ven.

Goli i dytë do të vinte në minutën e parë të kohës shtesë të pjesës së dytë me anë të gjermanit, Lukas Nmecha.

Me fitoren e arriur, vendasit shkojnë në kuotën e 20 pikëve në vendin e nëntë. Dortmund qëndron në kuotën e 25 pikëve dhe mban vendin e katërt.

Bundesliga do të vijojë me tre ndeshje të tjera këtë të martë:

Bayer Munich – Werder Bremen

Stuttgart – Hertha

Bochum – Borussia Monchengladbach

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore