Aplikacione

Windows 11 publikon zyrtarisht veçorinë e re me AI


Microsoft ka njoftuar zyrtarisht se Cocreator, një funksion i ri i integruar me inteligjencën artificiale (AI), është tani në dispozicion për përdoruesit e Windows 11 brenda aplikacionit Paint.

Kjo veçori e re, lejon përdoruesit të gjenerojnë imazhe nga teksti.

Cocreator AI Paint: Microsoft's DALL-E 3 Innovation

Sipas informacioneve të raportuara ky funksion AI, i njohur edhe si Cocreator, ishte përdorur më parë ekskluzivisht për nevoja brendshme. Megjithatë, tani është publikuar zyrtarisht dhe është në dispozicion gjerësisht për përdoruesit e Paint.

Përdoruesit mund të fusin një përshkrim rreth asaj që ata duan që programi të gjenerojë, dhe Cocreator do të gjenerojë tre imazhe të krijuara, me mundësi për ta zgjedhur se cilin duan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore