Aplikacione

WhatsApp me një funksion të ri


CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg, ka bërë një njoftim lidhur me ndryshimet që po vijnë në WhatsApp.

Së shpejti, përdoruesit do të kenë mundësinë të krijojnë biseda të reja në grupe pa nevojën e emërtimit. Kjo ndryshim do të sjellë një lehtësim në krijimin dhe organizimin e grupeve.

Grupet që nuk do të kenë një emër të përcaktuar do të marrin një emër të gjeneruar automatikisht, duke u bazuar në pjesëmarrësit e tyre.

WhatsApp Business API | Business chats at scale with WhatsApp for business

Raportohet gjithashtu se grupet pa emër do të kenë një limit prej gjashtë pjesëmarrësve. Ky ndryshim është një kontrast ndaj grupeve të zakonshme në WhatsApp, ku mund të bashkohen mijëra pjesëmarrës.

Veçoria e re është duke u publikuar globalisht për përdoruesit në ditët e ardhshme dhe do të jetë e disponueshme për iOS, Android, web dhe macOS.

Ky ndryshim pritet të bëjë eksperiencën e përdorimit më të lehtë dhe më efikase për përdoruesit e tij.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore