Lajme

Westerlund pas takimit me Kurtin: Vit i ri me mundësi të reja


Jonas Westerlund dhe Albin Kurti

“Një vit i ri me mundësi të reja”.

Kështu të paktën ka thënë ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, pas takimi që ai realizoi të martën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Përmes një postimi në platformën sociale, X, Westerlund falënderoi Kurtin për diskutimet që ka pasur në Zyrën e tij.

“Dje patën diskutime për zhvillimet politike, marrëdhëniet tregtare dhe mbështetjen e zhvillimit të Suedisë për Kosovën”.

Ndryshe i pari i cili u deklarua për takimin, ishte kryerministri Kurti.

Përmes një komunikate për media e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit pas takimit, theksohej se Kurti e Westerlund diskutuan mbi temat aktuale, marrëdhëniet bilaterale, me theks te ekonomia dhe shkëmbimet tregtare, dhe fushat e bashkëpunimit.

“Në takimin e parë këtë vit me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, Kryeministri Kurti e falënderoi për bashkëpunimin e mirë dhe ndihmën e vazhdueshme të Suedisë në zhvillim, demokratizim dhe qeverisje të mirë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore