Lajme

“Vuçiç u tërhoq siç tërhiqet gjithmonë nga protestuesit – është thelbësisht frikacak”


Kryetari i Lëvizjes serbe “Dashuri, Besim, Shpresë”, Nemanja Saroviç

Kryetari i Lëvizjes serbe “Dashuri, Besim, Shpresë”, Nemanja Saroviç, tërheqjen e dy ligjeve të kontestuara nga Aleksandër Vuçiç, përkatësisht Ligjin për Ekspropriim dhe Ligjin për Referendum, e komentoi si “frikë nga reagimi popullit”.

“Por kjo s’është për t’u çuditur, sepse Vuçiç, thelbësisht, është frikacak”, u shpreh Saroviç.

Vuçiç u tërhoq dhe i dërgoi në rivendim dy ligjet e konestuara, pas shpërthimit të protestave enorme që paralizuan lëvizjen e lirë në Serbi, përkatësisht magjistralet dhe autostradat, të cilët u vërshuan nga protestuesë.

“Ai tërhiqet kurdo që ndjen që inati i njerëzve mund të rritet në diçka më shumë”.

“Njëjtë edhe me protestën e studentëve në Korrik, ai menjëherë doli dhe u tha se s’do të ketë pengesë në mësimit dhe as s’do të dërgohen nëpër konvikte”, thekson Saroviç.

Në Serbi përafërsisht 100 mijë protestuesë të organizatave të ndryshme ambientaliste protestuan kundër Ligjit për Shpronësim, Ligjit për Referendum, dhe minierës së shumë kontestuar të linjitit “Rio Tinto”, nisja e punës të së cilës nga ambientalistët u pa si fatale për ambientin.

“Rio Tinto” do të epksloatonte linjit të vlerës së mbi 2 miliardë dollarëve, që për ambientalistët nënkuptonte ndotje ekstreme të ujit, tokës dhe ajrit, si dhe shpronësim të lehtë të pronave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore