Lajme

Vuçiç telefonon Zaev-in pas tragjedisë në Tetovë: “Serbia është gatshme të ofrojë ndihmë vëllazërore”


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas tragjedisë që e kaploi spitalin anti-Covid në Tetovë, ku deri tani janë raportuar për 14 viktima, ka telefonuar Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të cilit i është shprehur se “Serbia është e gatshme t’u ofrojë ndihmë vëllazërore Maqedonisë së Veriut”.

Siç bën të ditur Shërbimi për Bashkëpunim me Media e Presidencës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç i shprehu ngushëllimet në emër të të gjithë popullit serb ndaj familjeve që humbën njerëzit e tyre.

“Qytetarët e Serbisë bashkëndjenjë me njerëzit në Tetovë, dhe jemi gati të ofrojmë ndihmë vëllazërore, sepse qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë vetëm në këtë tragjedi”, i ka thënë Vuçiç kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev në një bisedë telefonike.

Ndërsa numri zyrtar i të vdekurve nga zjarri tragjik që përfshiu spitalin e Tetovës – të kthyer së fundmi në spital special ndaj COVID-19 – ka shkuar në 14, ndërsa prokurorët gjenden ende në terren për verifikimin e shkaqeve dhe detajeve të tjera.

12 persona janë nxjerrë të gjallë nga ana tjetër nga ndërtesa dhe gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme.

Nga informacionet e para, të vdekur mes personelit mjekësor nuk ka. Ndërkohë që stafi spitalor është marrë në pyetje që prej orëve të vona të natës, për të mësuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore