Rajoni

Vucic: Plan për vaksinimin e serbëve në Kosovë


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka njoftuar  se ka një plan për vaksinimin e serbëve në Kosovë, në “mënyrë hibride”.

“Serbia  është e gatshme të ndajë vaksina edhe për popullatën shqiptare”.

Në deklaratën e tij ai u shpreh se “shteti po planifikon vaksinimin e qytetarëve duke i ndarë ato”.

Një pjesë e qytetarëve do të vaksinohen në veri të Kosovës, një pjesë në komunën e Rashkës ndërsa pjesa tjetër në Vranjë dhe Bujanovc.

Qytetarët e Kosovës qendrore, nuk është vendosur akoma se ku do të vaksinohen.

“Një pjesë e veçantë e Ekipit Operacional për Vaksinimin, së bashku me Zyrën për Kosovë dhe Metohi, do të kujdesen për njerëzit tanë”.

Sipas tij, zbatimi i planit vaksinimit është i vështirë për shkak të “politikës që ndjek Prishtina. Ndihma që marrin serbët nga vendi tyre nuk rrezikon askënd, por është pjesë e çelësit kombëtar”, raporton Tanjug, transmeton Albanian Post./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore