Lajme

Vuçiç mund të jap dorëheqje


“Unë jam gati të shkoj në zgjedhje si kandidat për kryeministër, por nuk do të dorëzohem nën shantazh. Më mirë të shkosh në opozitë sesa të lëmë interesat partiake dhe private të drejtojnë vendin”, tha presidenti autokrat serb, Aleksandër Vuçiç, raporton media e afërt me pushtetin “Blic”.

Për datën e përafërt të zgjedhjeve u bë e ditur pas fjalimit të ashpër të liderit të partisë, Vuçiç në mbledhjen e samitit të SNS-së, ku u tha se zgjedhjet mund të mbahen në shtator.

Ndryshim i rrethanave politike në Serbi vjen pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për Kosovën.

Seanca u përcjell me debate të ashpra dhe me akuza të ndërsjella nga opozita dhe pozita.

Vuçiç u shpreh se partia që e drejton ishte e vetme në mbrojtjen e interesave shtetërore dhe se sipas tij kishte popullin me vete.

Ai shtoi gjithashtu se “është ngopur me njerëz të korruptuar që do të donin të pasuroheshin në kurriz të partisë, duke iu referuar shpesh atij në punët e tyre të errëta dhe sa herë që duhej të luftonin për vendin dhe popullin, ata ishin të parët të kthejnë shpinën”.

Më 2 shkurt, Vuçiç ishte ftuar në Kuvend për të raportuar rreth propozimit franko – gjerman dhe kërkesat që pesëshja evropiane i paraqiti Serbisë.

Vuçiç, pati theksuar se 90 për qind e asaj që është shfaqur në opinion për planin franko-gjerman është e saktë.

“Pika 4 është më e rrezikshmja. Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Ata kundërshtuan, nuk kundërshtuan, do të kenë shumicën në Këshillin e Evropian kundërshtuan, nuk kundërshtuan për NATO-n, do të kenë shumicën, për BE-në është vendimi i tyre”, tha Vuçiç.

Vuçiç raporton në Kuvend: Pika katërt e propozimit franko-gjerman është më rrezikshmja – Asociacioni s’mund të jetë s’i OJQ

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore