Zgjedhjet në Kosovë

Voton Xhafer Tahiri: Vushtrrisë po i vijnë ditët më të mira


Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri

Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, u është drejtuar kutive të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Pas procesit të votimit, Tahiri duke ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar, ai ka theksuar se Vushtrrisë “po i vijnë ditët edhe më të mira”.

Ai e ka theksuar besimin dhe vlerësimin e tij ndaj qytetarëve të kësaj komune.

“Dilni që ta shfrytëzoni të drejtën e votimit. Sot është një ditë jashtëzakonisht e bukur. Vushtrrisë po i vijnë ditët edhe më të mira, andaj i ftoj qytetarët e Vushtrrisë që me besim të mbajmë gjallë qytetin tonë, demokracinë në qytetin tonë dhe jetën pluraliste në qytetin tonë. Unë besoj te qytetarët e Vushtrrisë dhe besoj në vlerësimin e tyre”, u shpreh Tahiri.

Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri

Në komunën e Vushtrrisë gara për balotazh do të zhvillohet mes Ferit Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili kishte fituar në raundin e parë 10 mijë e 247 vota ose 34,81 për qind dhe Xhafer Tahiri nga LDK i cili kishte marrë 9 mijë e 956 vota ose 33,82 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore