Kosova

Voton Uran Ismaili: Vendosni me votën tuaj, unë me padurim po e pres rezultatin


Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili ka hedhur votën e tij në këto zgjedhje lokale.

Ai ka ftuar qytetarët të dalin e të votojnë duke zgjedhur kështu njeriun që do t’i udhëheqë në katër vjetët e ardhshme.

“Është nder dhe privilegj me qenë një nga kandidatët në Prishtinë. Falënderoj të gjithë që më kanë ofruar mbështetje e dashni në këtë rrugëtim”, ka deklaruar Ismaili, pas votimit.

“E pres me padurim rezultatin dhe e konsideroj tepër të rëndësishëm këtë garë. Ftoj të gjithë të dalin dhe të votojnë dhe me votën e tyre të vendosin se kush do të jetë kryetar i komunës”.

Ismaili është në garë me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama dhe kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore