Zgjedhjet në Kosovë

Voton Burim Berisha, pret një proces demokratikë dhe pa ndërhyrje


Burim Berisha

Ish-kryetari i Komunës së Fushë Kosovës dhe njëherësh kandidat për kryetarë të kësaj komune nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Burim Berisha, e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të 14 nëntorit.

Ai rreth orës 8:20, nga qendra e votimit në shkollën fillore “Bajram Curri” në Sllatinë, ka potencuar se pret që procesi zgjedhor për raundin final të jetë demokratikë dhe pa ndërhyrje.

Në komunën e Fushë Kosovës, gara do të zhvillohet mes Burim Berishës së LDK-së i cili në raundin e parë kishte fituar  7 mijë e 966 vota ose 49,72 për qind dhe Enver Bajçinca nga LVV i cili kishte marrë 4 mijë e 98 vota ose 25,58 për qind.

Në këtë raund të zgjedhjeve lokale, në 21 komuna ku do të zhvillohet balotazhi të drejtë vote kanë gjithsej 1 milion 260 mijë e 571 votues, apo 624 mijë e 887 votues më pak krahasuar me numrin e votuesve të certifikuar në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 17 tetor në 38 Komuna të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore