Lajme

Von der Layen: BE dhe Maqedonia Veriore janë gati të bashkojnë forcat


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në konferencë për media-Shkup

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, gjatë vizitës së saj në Shkup, ka thënë se Maqedonia e Veriut ka bërë një rrugë të gjatë drejtë Bashkimit Evropian (BE).

Ajo ka thënë se BE e dëshiron Maqedoninë e Veriut pranë dhe se për këtë mund të llogarit në Brukselin zyrtar.

“Komisioni Evropian, dhe unë vetë, i qëndrojmë asaj dhe ju mund të mbështeteni tek ne. Ju keni bërë përparim të madh dhe keni marrë vendime të guximshme dhe dua t’ju përgëzoj për këtë. Dua të jem i qartë se tani BE-ja duhet të japë rezultate”.

“BE dhe Maqedonia Veriore janë gati të bashkojnë forcat”, është shprehur von der Layen.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në konferencë për media-Shkup

Komisioni Evropian po punon me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, në mënyrë që të kapërcejë pengesën e fundit për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare ka thënë ajo.

“Ju keni mbështetjen e miqve në BE dhe Komisionin Evropian, ejani dhe punoni shumë për të mbajtur këtë sesion të përbashkët,” është shprehur ajo.

Presidentja e KE-së, gjithashtu tha se qëllimi dhe fokusi i saj është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të fillojnë negociatat me BE-në.

Është e nevojshme të përshpejtohet procesi i zgjerimit të BE-së, sepse ka forca regresive të cilat janë kundër zgjerimit të saj, ka thënë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në konferencë me von der Layen.

Presidentja e KE-së, Von der Layen ika qëndruar paraprakisht në Tiranë. Ndërsa deri më datën 30 shtator do të vizitojë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vizita e shefes së KE-së në rajon vjen një javë para Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 6 tetor në Slloveni me udhëheqësit rajonalë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore