Sport

Vlova kapërcen Gut-Behramin në Are të Suedisë


Slalom-i special i Kupës së Botës për skiitë në Are të Suedisë, u fitua nga slovakia Petra Vlhova me kohën 1’ 45’’15. Në vend të dytë prapa saj, vjen austriakia Katherine Leinsberger me 1’45’’36 dhe në vend të trëtë, amerikania Mikaela Shiffrin me 1’45’’80.

Me këtë fitore të suksesshme, Vlhova kapërcen Lara Gut-behramin dhe ngjitet në kuotën 1,320 pikë ndërsa zvicerania Gut-Behrami në 1,256.

Për më tepër, në renditjen e Botërorit të specialiteteve, Vlhova kap 585 pikë kundrejt 495 të Shiffrin dhe 490 të Leinsberger.

Me këtë dominim dhe rikthim në krye të klasifikimit, Vlhova numëron fitoren e 20 të karrierës së saj në kategorinë e specialiteteve, bashkë me të në podium, Shiffrin dhe Leinsberger.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore