Shqipëria

Viti 2021 nis me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%


Në një postim në median sociale Facebook, ministrja e Arsimit Evis Kushi, njofton se viti 2021 fillon mbarë me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%.

Ajo ndër të tjera shprehu konsideratën dhe mirënjohjen e saj për punën e mësusit.

“Përkushtimi dhe sakrificat e pareshtura të çdo mësuesi në vend do të kenë gjithmonë vëmendjen tone”, vijon ministrja Kushi në postimin e saj.

Referuar deklaratës së shtatë shtatorit 2020 të Kryeministrit Edi Rama, ku u shpreh se pagat e mësuesve të arsimit parauniversitar do të rriten me 15% që nga janari, ky postim i ministres konfirmon se rritja është përfshirë në buxhetin e ri.

Konkretisht kjo do të thotë se paga mesatare bruto e mësuesve në shkollat nëntë-vjeçare nga 65 mijë e 800 lekë, shkon në 72 mijë e 100 lekë. Paga mesatare bruto e mësuesve të gjimnazeve nga 68 mijë e 800 lekë, shkon në 75m mijë e 550 lekë, me rritjen 15%.

Ministrja Kushi ka publikuar edhe një tabelë ku bën krahasimet me vitet e mëparshme.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore