Sport

Vettel do mungojë në garën e dytë të sezonit të Formula 1


Katër herë kampioni i botës Sebastian Vettel është përjashtuar nga raundi i dytë i sezonit të Formula 1 në Arabinë Saudite për shkak të Covid-19.

Piloti i Aston Martin humbi Çmimin e Madh të Bahreinit të javës së kaluar pasi rezultoi pozitiv dhe nuk ka arritur të rikuperohet në kohë për të konkurruar në Jeddah.

Vettel, 34 vjeç, do të zëvendësohet sërish nga piloti rezervist Nico Hulkenberg.

Aston Martin thotë se ata presin që Vettel të jetë i aftë për raundin e tretë të sezonit në Australi muajin e ardhshëm.

Hulkenberg përfundoi i 17-ti në garën e hapjes së sezonit në Bahrein javën e kaluar pasi qëndroi në vend të Vettel për ekipin britanik.

Kujtojmë se gara e raundit të dytë të Formula 1 është më 27 mars në Jeddah, ndërsa gara e tretë ku Vettel pritet të jetë prezent, do mbahet më 10 prill në Australi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore