Jetesë & Stil

Veshjet më tërheqëse të javës së parë të tetorit


Këtë javë në industrinë e modës dominuan lulet dhe ngjyrat.

Rosalia kishte veshur një fund të purpurt, nga koleksioni  “La Montagne” i Jacquemus  2021.

Për herë të parë, duke pritur Saturday Night Live, Kim Kardashian u nis për në New York City me valixhet e mbushura me Balenciaga.

Duke u larguar nga shfaqjet e zakonshme të saj të fundit me silueta të zeza, 40-vjeçarja këtë herë tërhoqi vëmendjen e veshur me një kostum rozë prej pelushi të markës “Balenciaga”.

Kim dukej tejet tërheqëse në kostumin e kombinuar me një xhaketë prej kadifeje dhe pantallona saten.

Ajo gjithashtu kishte veshur një palë çizme të së njëjtës ngjyrë, të cilat kombinoheshin mjaft bukur me pamjen e saj.

Ndërsa për aksesorë, mbante një çantë të mbuluar me kristale të orës “Balenciaga” dhe një palë vathë të veçantë.

Ndërsa vizioni i Demna Gvasalia ka përcaktuar veshjet e Kardashian gjatë muajve të fundit, pamjet që kishte veshur gjatë javës së saj të provës ishin bindëse.

Detajet janë ato që plotësojnë veshjen.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore