Jetesë & Stil

Veshja ideale për punë


Me ardhjen e verës të gjithë kanë dilemat se çfarë duhet të veshin në punë. Vapa e madhe shkakton parehati në raport me kodin e veshjes që njerëzit duhet të kenë në punë. Pantallonat janë një ndër problemet kryesore, pasi të gjatat na japin shumë vapë, ndërsa të shkurtrat nuk mund t’i veshim në zyrë. Por tani, falë modës dhe trendeve të paparashikueshme, mund të veshim pantallona të shkurtra në zyrë.

Këto pantallona, që ngjajnë si një miksim i kilotave me pantallonat bermuda, janë super trendi dhe të rehatshme. Janë të gjata mbi gju dhe të gjera, perfekte për verën.

Po i shohim kudo në të gjitha ngjyrat, materialet dhe printet. Fashionistet janë fiksuar me këtë modë dhe tani është radha juaj ta provoni.

Frymëzohuni nga modelet dhe kombinimet e mëposhtme

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore