Lajme

Vërshime në Podujevë


Reshjet e shiut një ditë më parë kanë shkaktuar vërshime në qytetin e Podujevës.

Rrugët e oborret e shtëpive në disa zona të këtij qyteti janë bërë të pakalueshme.

Kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se gjendja në Podujevë është përkeqësuar pas reshjeve të pandërprera të shiut.

Ai në një postim në Facebook, ka paraqitur disa fotografi në të cilat shihet gjendja e rënduar, duke thënë se po punojnë me të gjitha kapacitetet që kanë për tejkalimin e kësaj situate.

“Jemi në terren për të përcjell nga afër situatën e cila orëve të fundit është përkeqësuar pas reshjeve të pandërprera të shiut. Po punojmë me të gjitha kapacitetet bashkë me Brigadën e Zjarrfikësve, Policinë e Kosovës si dhe kompanitë e kontraktuara për tejkalimin e kësaj situate”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Ai ka kërkuar nga qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet dhe ka thënë se do të qëndrojnë pranë tyre në çdo situatë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore